Telegrafi

Ish-presidentja Jahjaga dukej elegante në festën e Dafina Zeqirit për ditëlindjen e 34-të

Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka festuar ditën e djeshme (e premte) ditëlindjen e 34-të.

Ajo ka organizuar një ceremoni madhështore me miqtë dhe të afërmit për të shënuar këtë përvjetor të lindjes në një nga restorantet e njohura në Prishtinë.

Mes emrave të shumtë të skenës, e pranishme në ditëlindjen e Zeqirit ka qenë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka marrë vëmendje me paraqitjen elegante me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë rozë.

Lexo po ashtu Jahjaga tregon për aftësitë mbi përdorimin e armëve: Prej 60 plumbave, me 59 kam goditur në shenjë

“Urime ditëlindjen yll, Dafina Zeqiri”, ka qenë urimi që Jahjaga ia ka bërë krijueses së hitit “Harroj”.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtat duket se ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën pasi janë parë në shumë evente bashkë.

Në ditëlindjen e Dafinës duhet theksuar se nuk mungoi as DJ Geek, me të cilin u tha se është ndarë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram