Site icon Telegrafi

Ish-presidentja e Koresë së Jugut dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është shpallur fajtore për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ajo u dënua me 24 vite burgim, edhe pse prokuroria fillimisht kishte kërkuar 30 vite burgim për të.

Ish-liderja jugkoreane kohë më parë kishte mohuar kategorikisht akuzat që rëndonin mbi të, ndërsa Park gjithashtu akuzohej për bashkëpunim të fshehtë por të dëmshëm me mikeshën Choi Soon-il, që tashmë është dënuar me 20 vite burgim, duke keqpërdorur dhjetëra milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Implikimi i saj në korrupsion bëri që në dhjetor të vitit 2016, e gjithë Koreja e Jugut të ngritët në këmbë dhe të protestoj. Por, është interesant se si disa prej tyre kërkonin dënimin e saj, derisa pjesa tjetër ishte pro idesë që të lirohet nga akuzat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version