Telegrafi

Ish-Presidentja e Argjentinës akuzohet për korrupsion

Kundër ish-Presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner sot është ngritur akuzë për korrupsion, në një çështje që kanë të bëjnë me punët publike dhe mashtrim.

Gjykatësi Federal, Julian Erkolini sot ka konfirmuar akuzat kundër Cristina Fernandez de Kirchner për ngritjen e shoqatave të paligjshëm dhe mashtrim, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Gjyqtari gjithashtu urdhëroi ngrirjen e aseteve të ish-Presidentes në vlerë prej 633 milionë dollarëve.

Të akuzuarit janë edhe dy ish-ministra të Argjentinës, Julio de Vido, i cili ishte në krye të planifikimit, dhe Jose Lopez, i cili dikur ka qenë kreu i Ministrisë së Punëve Publike. I akuzuar është edhe biznesmeni Lazarus Baeza, kompania e të cilit është akuzuar se ka përfitimet e kontrata të parregullta.