Dardanët po vazhdojnë të përkrahin fushatën “Bëhu zëri im”, e cila ka për qëllim t’i mbështes heroinat që u dhunuan në luftën e fundit në Kosovë.
Tifozët e Përfaqësueses bënë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbuluar me lule, në përkrahje të heroinave.
Kjo është mirëpritur edhe nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ka ndarë një fotografi nga stadiumi në rrjetet sociale.
“Jehona e heroinave. Bravo Dardanë”, ka shkruar ajo në rrjetin social, Facebook.
Jahjaga ndërkohë në vitin 2018 themeloi ‘Fondacioni Jahjaga”, i cili siç ka theksuar do të fokusohet kryesisht në fuqizimin e grave në integrimin dhe avancimin e tyre në shoqëri.
Kujtojmë që edhe në miqësore ndaj Shqipërisë më 11 nëntor, lojtarët e Kosovës kishin veshur fanella në përkrahje të kësaj fushate. /Telegrafi/