Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka vendosur që të bëhet një “shpërndarës picash” në ofrimin e picave për të ndihmuar stafin që kanë mbetur të pa paguar nga një mbyllje e qeverisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur z. Bush u dërgon ushqimin stafit të Shërbimit Sekret të tij.
“Është koha që udhëheqësit në të dyja anët të lënë mënjanë politikën, të bashkohen dhe të përfundojnë këtë mbyllje”, ka shkruar Bush në Instagram.
Ndryshe, mbyllja e Qeverisë ka hyrë në javën e pestë dhe është më e gjata në historinë e SHBA-së.
Rreth 800,000 punonjës federalë të SHBA janë në shtëpi ose punojnë pa pagesë gjatë bllokimit politik mbi financimin e murit kufitar të propozuar nga presidenti Donald Trump.
Kjo përfshin rreth 6,000 staf të Shërbimit Sekret, rreth 85% prej të cilëve thuhet se ende po punojnë, pavarësisht mbylljes. /Telegrafi/