Ish presidenti i El Salvadorit, Elias Antonio Saca, është arrestuar nën akuzën për shpërdorimin e miliona dollarëve të fondeve publike.
Prokurorët thonë se gjashtë ish-zyrtarë të qeverisë e tij janë dërguar në mbajtje, shkruan BBC.
Saca në anën tjetër nuk ka komentuar në lidhje me këto akuza.
Ai e mbajti postin e presidentit nga viti 2004 deri në vitin 2009.
Ai është një tre ish presidentët që ishin në pushtet në 16 vitet e fundit që është nën hetim nga prokurorët e vendit. /kp/