Site icon Telegrafi

Ish-presidenti legjendar i Interit, Moratti dhuron 1 milion euro për luftën kundër coronavirusit

Saras, ndërmarrja e naftës e drejtuar nga ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhuruar 1 milion euro për spitalet e rajonit të Lombardisë që të luftojnë pandeminë e njohur si coronavirus.

Sëmundja infektive ka përshkuar shumë tashmë vendet evropiane, ku Italia është shteti më i prekur deri tani.

Situata e rënduar ka bërë që shumë personalitetet të dhurojnë mjete financiare për të ndihmuar shtetin dhe njëri nga to është Moratti.

Lexo po ashtu Tri hipotezat për kalendarin e ri të Serie A, datat kur mund të rifillojë dhe të përfundojë kampionati  

“Në këtë moment të urgjencës kolektive, spitalet janë strukturat më të tendosura dhe roli i tyre është thelbësor në luftimin e këtij virusi”.

“Ne e ndiejmë nevojën t’i japim mbështetje konkrete asamblesë rajonale të Lombardisë, një nga fushat më të goditura, të cilët po përballen me situatën me frymën e përgjegjësisë, kurajos dhe përkushtimit”, ka thënë Moratti.

Lexo po ashtu Ronaldo kthehet të flasë për kohën e tij te Interi: I dhashë ultimatum Morattit, aty filloi historia ime me Realin

Kompania e Morattit gjithashtu siguron që karburante shtesë janë në dispozicion për të drejtuar spitalet me kapacitet të plotë.

Mbi 4,000 njerëz kanë vdekur në Itali pas kontraktimit të coronavirusit, shumica e tyre në rajonin e Lombardisë (Milano, Brescia dhe Bergamo). /Telegrafi/

Exit mobile version