Site icon Telegrafi

Ish-presidenti i Kirgistanit shtie me armë në drejtim të njësisë speciale: Unë kam gjuajtur ata

Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev, ka pranuar se ka shtënë me armë në drejtim të pjesëtarëve të njësisë speciale të cilit ishin futur në rezidencën e tij.

“Përkrahësit e mi nuk kanë pasur armë. Unë jam ai që kam shtënë gjatë sulmit”, ka deklaruar Antambayev para gazetarëve duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim që ta godasë ndonjërin prej tyre, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se dëshiron të ndihmon në lirimin e pjesëtarëve të njësitë speciale Alfa që janë kapur nga përkrahësit e tij dhe që aktualisht gjenden në rezidencën e tij në fshatin Koi Tash.

Por, raportohet se ata janë liruar, kurse kujtojmë se forcat speciale të Kirgistanit gjatë të mërkurës kishin filluar një operacion për të arrestuar Atambayevin, si i dyshuar për korrupsion.

Ndërkaq presidenti aktual i Kirgistanit, Sobonai Zhenbekov, ka deklaruar sot se Atambayev ka shkelur ligjin në momentin që ua ka drejtuar armën pjesëtarët të njësisë speciale që kishin për detyrë ta arrestojnë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ActualidadRT/status/1159358582296420352

https://twitter.com/Leo58883/status/1159269402606546946

 

 

 

Exit mobile version