Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, që mbushi 100 vjeç më 1 tetor, ka bërë histori si personi më i vjetër i nominuar ndonjëherë për një çmim “Grammy”.
Nominimi i tij për albumin më të mirë audio erdhi më 8 nëntor, vetëm disa ditë pas humbjes së kandidatës së tij, Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale ndaj Donald Trump.
Albumi i nominuar përfshin mësimet e tij nga Shkolla e së Dielës në qytetin e tij të lindjes, Plains, Georgia, ku ai ishte mësues i njohur për dekada, shkruan DailyMail.
Ndonëse ka kaluar përmes sfidave shëndetësore, duke përfshirë kancerin dhe operacione në tru, Carter ka vazhduar jetën e tij shërbimi, duke ndihmuar mijëra njerëz përmes Projektit të Punës së Jimmy dhe Rosalyn Carter.
Nominimi i tij përfshin bashkëpunimin me muzikantë të njohur si Jon Batiste, Keb Mo, LeAnn Rimes dhe Darius Rucker.
Në reagim, Fondacioni Carter shprehu krenarinë për këtë arritje, ndërsa LeAnn Rimes e cilësoi trashëgiminë e Carter si një frymëzim për botën. /Telegrafi/