Ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Monika Kryemadhi.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live.
Ai tha së është në proces divorci me Kryemadhin.
Meta po ashtu deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij, Besar Ilir Metën.
“Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh ai.
I njëjti vazhdoi: “Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje”.
Lëvizja e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta. /Telegrafi/