George H. W. Bush që ishte dikur president i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se për kënd do të hedhë votën.
Ai i ka thënë Kathleen Hartington, që është ish-zëvendës guvernatore e Maryland dhe vajza e të ndjerit Robert F. Kennedy, se do të votojë për Hillari Klinton, transmeton Telegrafi.
Hartington e ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me 92-vjeçarin, ndërsa mbanë mbishkrimin: “Presidenti më tha se do të votojë për Hillaryn”.
Mediet raportojnë se kjo është mjaftë e çuditshme, meqë ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e kishte përfunduar të vetmin mandat më 1992, pasi është mundur nga Bill Klinton. /Telegrafi/