Site icon Telegrafi

Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burg

Gjykata kroate në Medjugorje ka marr një vendim për Zdravko Mamicin dhe disa persona të tjerë në lidhje me shmangie të tatimit dhe disa akuza të tjera.

Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit dhe aktualisht këshilltar i klubit, Mamiç është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg.

Ai gjithashtu duhet të rikthej mbi shtatë milionë euro ndërsa vendimi hyn në fuqi kur të bëhet i plotfuqishëm, pasi që ai pritet të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Zdravko Mamic (Getty Images)

Edhe Zoran Mamic u dënua me katër vjet e 11 muaj burg, Milan Pernar me katër vjet dhe dy muaj si dhe Damir Vrbanovicin me tre sosh.

Sipas vendimit të lexuar nga prokurori, të gjithë të lartcekurit janë dënuar për shmangie të takimit dhe përvetësimit të parave të transferimit të Dejan Lovrenit në Lyon dhe Luka Modricit te Tottenham Hotspurs.

Mamic dhe të tjerët i kanë hedhur poshtë akuzat dhe do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Medjugorjes.

Theksojmë se Modric u transferua për njëzet milionë euro gjersa Loveren francezëve u kushtoi tetë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version