Telegrafi

Ish-presidenti Carter, në Washington për ta parë Beyoncen (Video)

Para ceremonisë, Carter u tha gazetarëve se është i ngazëllyer që do të ulet në rend të parë dhe do ta shikojë Beyoncen teksa e këndon himnin kombëtar amerikan.

“Vërtet jam… Mezi po pres ta shoh… Po ashtu edhe presidentin”, deklaroi Carter.

Ai ishte i pranishëm në ceremoni me gruan e tij, ndërsa kur e pyetën gazetarët nëse është po aq i entuziazmuar që do ta shohë edhe reperin Jay-Z (burrin e Beyonce), ish-presidenti u përgjigj shkurt: “Absolutisht”. /Telegrafi/