Ish-presidenti i Çadit, Hissene Habre u dënua me burgim të përjetshëm për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata e jashtëzakonshme Afrikane në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, e shpalli fajtor Habre për vrasje, zhdukje dhe torturimin e mijëra njerëzve, në periudhën kur ishte në krye të shtetit nga viti 1982 deri në vitin 1990.