Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka përfunduar në pranga si pjesë e një hetimi të madh për mashtrim me kompaninë shtetërore të naftës “Petrobras”.
Shtëpia e ish-presidentit u bastis nga agjentët e policisë federale teksa ai u mor me forcë për t’u marrë në pyetje. Ai është i famshëm për jetën e tij modeste, ku pjesën më të madhe të pagës e jepte për të varfrit, por pesë vjet nga lënia e postit përfundon i arrestuar.
Hetimet e gjera për korrupsion kanë arrestuar dhjetëra persona, ndërsa në aksion janë angazhuar 200 agjentë policie federale në shtetet e Rio de Janeiro, Sao Paulo dhe Bahia.
Lula, nga Partia e Punëtorëve, ka shërbyer dy mandate si president dhe u pasua në detyrë nga Dilma Rousseff.
Ai udhëhoqi Brazilin gjatë një periudhe të rritjes së shpejtë ekonomike dhe heqjen nga varfëria të miliona njerëzve.
Ai është ende një figurë e pëlqyer, por popullariteti i tij është goditur nga akuzat e fundit.