Site icon Telegrafi

Ish-presidenti brazilian dënohet me 9 vite burg

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva u dënua sot me nëntë vite e gjashtë muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Sergio Moro, kryetari i gjykatës së Kuritibas, në jug të vendit.

Ikonë e së majtës, Lula, i cili drejtoi Brazilin nga viti 2003-2010, mund të apelojë vendimin e gjykatës, raporton AFP.

Prokuroria e Kuritibas, në qendër të operacionit antikorrupsion të koduar ”Pastrimi ekspres” i kishte kërkuar gjyqtarit Sergio Moro lëshimin e një kërkese për lënien në burg të liderit karizmatik të së majtës braziliane, 71 vjeç, për korrupsion dhe pastrim parash.

Exit mobile version