Ministria e Drejtësisë e Bolivisë ka paraqitur një kallëzim penal kundër ish-presidentit, Eva Morales për përdhunim dhe trafikim njerëzor.
Aktakuza u ngrit pasi një media lokale publikoi fotografi të 60-vjeçarit me një vajzë të re, e cila thuhet se ishte e mitur në atë kohë, raporton BBC.
Morales ende nuk ka komentuar aktakuzën. Ai ishte drejtuesi i Bolivisë nga 2006 deri në vitin 2019, dhe pas zgjedhjeve të diskutueshme nëntorin e kaluar, ai iku drejt Argjentinës, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësi i majtë u tërhoq si president pas protestave që vunë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve dhe një qeveri e përkohshme e krahut të djathtë mori pushtetin.
Që kur hyri në internim, Morales është akuzuar për disa vepra penale. Sipas aktakuzës, Morales ishte në një lidhje me një vajzë 19-vjeçare, ndërsa ishte e mitur. Vajza raportohet se atëkohë ishte 14-vjeçare kur shoqëroi ish-presidentin në udhëtimet e tij, shkruan agjencia spanjolle e lajmeve EFE.
Zëvendësministri Guido Melgar pohoi në një konferencë për shtyp se imazhet janë marrë nga kushëriri i vajzës që i dërgonte ajo ndërsa ishte në një udhëtim me Moralesin.
Melgar tha gjithashtu se autoritetet nuk e dinë se ku është vajza tani, por ata kanë prova se ajo vizitoi Morales në Argjentinë me familjen e saj.
Sipas ligjit Bolivian, dënimi për përdhunim është midis dy dhe gjashtë vjet burg, dhe për trafikimin e qenieve njerëzore deri në 15 vjet burg. /Telegrafi/