Telegrafi

Ish-portieri i Unitedit i jep fund martesës me modelen shqiptare

Pas dy vjet martese, Anders Lindegaard pritet të shkurorëzohet prej modeles shqiptare, Misse Beqiri.

Portieri i Preston North End ka thënë se dallimet e mëdha mes tyre është arsyeja kryesore që kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

“Shkaku i dallimeve të konsiderueshme kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Lindegaard dhe Misse Beqiri kanë djalin trevjeçar Julianin. /Telegrafi/