Site icon Telegrafi

Ish-portieri i Anglisë, Green: Kosova do të jetë prova e vërtetë

Anglia do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen që zhvillohet më 10 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në kuadër të Grupit A në stadiumin “St. Mary’s Stadium” të Southamptonit.

Ish-portieri i “Tre Luanëve”, Robert Green ka thënë se tashmë Anglia ka përballë kundërshtarin më të vështirë të grupit.

“Anglia do të përballet me provën më të ashpër të grupit … Kosova është në një pistë të pamposhtur”, ka thënë Green në një intervistë për BBC.

Green ka qenë pjesë e kombëtares angleze nga viti 2005-2012 ku ka zhvilluar 12 ndeshje.

Lexo po ashtu Gjermani Zwayer do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen në mes të Anglisë dhe Kosovës

Dardanët kanë 15 ndeshje pa humbje dhe tashmë kanë përballë njërën nga kombëtarët më të forta në botë.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika e Çekisë me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me dy sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version