Autoritetet në Colorado kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e një polici, i cili qëlloi për vdekje ish-kolegun e tij para stacionit të policisë.
Gjatë një kontrolli rutinor, policia kishte ndaluar ish-policin i cili në një moment dukej se dëshironte ta nxirrte një revole nga brezi, veprim ky që i kushtoi me jetë kur policët qëlluan mbi të, transmeton Telegrafi.
Në natën e 29 tetorit, ish-polici Mark Bideon kishte parkuar veturën para stacionit të policisë, ndërsa pamjet e publikuara gjatë javës së kaluar, shfaqin momentin kur polici vëren Bidonin që po qëndronte brenda veturës së ndaluar, dhe kur iu afrua të bisedojë me të, vërejti se kishte një revole.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai në një moment nuk iu bind urdhrave të policisë dhe dukej se dëshironte ta nxirrte nga brezi revolen, dhe ky moment i kushtoi me jetë kur policët e qëlluan me breshëri plumbash. /Telegrafi/