Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Demush Laçi, sot do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Laçi këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka shkruar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare bashkë me NATO-n dhe se e tillë do të mbetet.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë??
Miq e shokë, sot do të intervistohem gjatë ditës nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Faleminderit që po më shkruani dhe përkrahni në çdo moment. Ashtu siç kam besuar para 20 viteve, prapë besoj se ;
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, s’bashku me NATON, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen!