Site icon Telegrafi

Ish-pjesëtari i UÇK-së rikthen flamurin kombëtar në kullën e vrojtimit në Koshare

Mediat serbe dje publikuan pamje të një prifti serb i cili kishte hequr flamurin kombëtar nga kulla e vrojtimit në Koshare.

“Kur arrita lart, shikova drejt në flamurin, atë shqiptar, i cili valëvitej nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe u afrova dhe e hoqa atë”, citohet të ketë thënë prifti serb.

Lexo po ashtu Mediat serbe publikojnë pamjet: Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999

Por pas kësaj, një ish-pjesëtar i UÇK-së, komandanti i Kobrave të Koshares, Demë Maloku ka shkuar dhe e ka rivendosur flamurin kombëtar në vendin ku ka qenë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet vendosja e flamurit në kullën e vrojtimit në Koshare.

Maloku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kobrat do të mbeten gjithmonë gardianët dhe garantuesit e heqjes së kufirit.

“Kobrat  do të mbeten gjithmonë Gardianët dhe garantuesit e heqjes së kufirit duke i siguruar të gjithë shqiptarët pa dallim vendbanimeve te tyre se pavarësisht vendimeve politike kurrë mes shqiptarëve nuk do të ketë kufi”, ka thënë Maloku.

Për këtë rast dje reaguan edhe OVL e UÇK-së. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim për Telegrafin, dje ka fajësuar institucionet e vendit për këtë rast. Ai ka thënë se institucionet nuk po kujdesen për këto monumente.

E nga Policia e Kosovës, dje deklaruan se e patrulla e policisë e cila e ka vizituar këtë kullë, dhe ka konfirmuar se flamuri kombëtar është aty. /Telegrafi/

Exit mobile version