Site icon Telegrafi

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Nazif Musliu ftohet për intervistim nga Specialja

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazif Musliu është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati, transmeton Telegrafi.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm”, ka shkruar Gucati në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version