Ish pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) kanë protestuar sot kundër ndaljes së pensioneve.
Ish-pjesëtarët e TMK-së të cilët ishin edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kërkuan që pensionet t’i marrin, ndërsa para tyre doli edhe ministri Skender Reçica për t’iu sqaruar rastin.
Ndryshe, siç raportohet deri më tani ish pjesëtarët e TMK-së kanë marrë nga dy pensione, një pension nga TMK dhe një pension si invalid, por për shkak të ligjit që nuk lejon të merren nga dy pensione, atyre i është ndalur njëri.