Ish përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova, ka folur për ndeshjen që përfaqësuesja jonë sot e zhvillon ndaj Bullgarisë.
Rugova që është pjesë e ‘Gjeneratës së Artë’, ka dhjetë vite që nuk ka qenë në Kosovë dhe është kthyer ta shoh Kosovën nga afër.
“Ndryshime të mëdha kanë ndodhur që atëherë. Të gjithë jemi entuziast dhe të emocionuar kur vijmë këtu”.
“Ky vend është i shenjtë për ne, jo vetëm për futboll, por edhe më gjëra tjera”.
“Gjithmonë kam kontakt me Kosovës. Jemi të kyçur, pasi familja e gjerë jeton këtu”.
“Sa herë vijë e vizoj këtë vend. Jam i entuziazmuar se çfarë po shoh. Kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme. Mburrem që po afrohemi krahë për krahë me botën siç i ka hije Kosovës”
“Unë besoj se ky është vend i shenjtë dhe i fitoreve. Kosova është vend i fitore. Djelmoshat do të dhënë gjithçka nga zemra, që ta nisin mirë këtë edicion”, ka deklaruar Rugova për emisionin Dardanët në Supersport. /Telegrafi/