Telegrafi

Ish-partnerja e Dan Reynolds bën zyrtarisht kërkesë për divorc pas romancës së tij të re me Minka Kelly

Gruaja e artistit të “Imagine Dragons” Dan Reynolds ka bërë kërkesë për divorc pas 10 vitesh martesë mes romancës së tij të re me Minka Kelly.

Sipas TMZ, gruaja e këngëtarit, Aja Volkman, dorëzoi dokumentet të martën në Los Angeles – gati një vit pasi ata njoftuan ndarjen e tyre.

“Jam i pikëlluar të them se pas shumë vitesh të bukura së bashku, Aja dhe unë jemi ndarë”, shkroi në Twitter këngëtari i “Imagine Dragons në atë kohë”, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Të jesh prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve”, thuhej tutje në deklaratën e tij.

Dyshja, të cilët kanë katër fëmijë, kishin planifikuar më parë të divorcoheshin në vitin 2018, por u pajtuan një vit më vonë.

Foto: Instagram

Megjithatë, duket se dyshja janë ndarë përfundimisht këtë herë duke pasur parasysh marrëdhënien e Reynold me Kelly.

Lexo po ashtu Minka Kelly dhe Dan Reynolds ndezin thashethemet për një lidhje dashuri pas darkës romantike në Los Angeles

Çifti i ri ndezën thashethemet për romancë në nëntor 2022, vetëm pak muaj pas ndarjes së këngëtarit “Believer” nga Volkman.

Foto: BackGrid

Që atëherë, dyshja është parë në publik gjatë një sërë takimesh me njëri-tjetrin. Në dhjetor, ata u fotografuan në momente intime jashtë Millie’s Cafe në Los Angeles. /Telegrafi/