Gruaja e artistit të “Imagine Dragons” Dan Reynolds ka bërë kërkesë për divorc pas 10 vitesh martesë mes romancës së tij të re me Minka Kelly.
Sipas TMZ, gruaja e këngëtarit, Aja Volkman, dorëzoi dokumentet të martën në Los Angeles – gati një vit pasi ata njoftuan ndarjen e tyre.
“Jam i pikëlluar të them se pas shumë vitesh të bukura së bashku, Aja dhe unë jemi ndarë”, shkroi në Twitter këngëtari i “Imagine Dragons në atë kohë”, shkruan PageSix.
“Të jesh prindër të shkëlqyer për fëmijët tanë është prioriteti ynë numër një. Faleminderit që na keni mbështetur gjithmonë me dashuri dhe kujdes gjatë gjithë këtyre viteve”, thuhej tutje në deklaratën e tij.
Dyshja, të cilët kanë katër fëmijë, kishin planifikuar më parë të divorcoheshin në vitin 2018, por u pajtuan një vit më vonë.
Megjithatë, duket se dyshja janë ndarë përfundimisht këtë herë duke pasur parasysh marrëdhënien e Reynold me Kelly.
Çifti i ri ndezën thashethemet për romancë në nëntor 2022, vetëm pak muaj pas ndarjes së këngëtarit “Believer” nga Volkman.
Që atëherë, dyshja është parë në publik gjatë një sërë takimesh me njëri-tjetrin. Në dhjetor, ata u fotografuan në momente intime jashtë Millie’s Cafe në Los Angeles. /Telegrafi/