Telegrafi

Ish-partneri i Demi Lovatos, Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares për martesë

Ndarja e këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich kohëve të fundit është kthyer në një nga temat më të diskutuara në faqet rozë.

The Sun raportoi se ish-partneri i aktores së “Glee” është fotografuar duke qarë në plazhin e Malibu, në vendin e njëjtë ku i propozoi për martesë yllit amerikan.

Të njëjtit i dhanë fund lidhjes vetëm dy muaj pas fejesës, ndërsa tashmë e gjithë vëmendja është kthyer nga ish- i fejuari i Lovatos.

Max Ehrich (Foto: TMZ)

Siç raportohet, Max i ka njoftuar vetë paparacët, për ‘të dhënë shfaqje’ lidhur me ndarjen nga Lovato.

Lexo po ashtu Përse Demi Lovato i dha fund fejesës së saj me Max Ehrich pas dy muajsh?

Në anën tjetër, burime pranë tabloideve ndërkombëtare kanë bërë të ditur se këngëtarja nuk do të rikthehet më me ish-të dashurin.

“Ai është përpjekur të kontaktojë me familjen dhe miqtë e saj dhe ata të gjithë e kanë bllokuar atë. Ajo është në kontakt me avokatët tani se çfarë të bëjë”, është shprehur një burim.

Max Ehrich (Foto: TMZ)

Miqtë e 28 vjeçares po ashtu bënë të ditur se kjo e fundit është shumë në siklet për mënyrën se si po sillet Ehrich.

Ajo njëherësh nuk e pëlqen faktin se ndarja e tyre ka bërë bujë gjithandej në botë. /Telegrafi/

Max Ehrich (Foto: TMZ)