Telegrafi

Ish-partnerët, Elon Musk dhe Grimes shijojnë pushimet me fëmijët në Portofino

Elon Musk dhe Grimes kanë ndezur thashethemet për një ripajtim pasi janë parë në pushime në Itali me djemtë e tyre në të njëjtën kohë.

Këngëtarja e “Genesis”, 35 vjeçe, është fotografuar duke shëtitur në rrugët e Portofinos me të dhe djalin trevjeçar të pronarit të Twitter-it, X Æ A-XII, të cilin e quajnë shkurt “X”.

Ndërkohë, Musk, 52 vjeç, darkoi me djalin e tij të madh, Sakson, 17 vjeç, të cilin e ndan me ish-Justine Wilson.

Foto: MEGA

Dyshja babë e bir u shfaqën të përfshirë në një bisedë me disa shokë në një tryezë me çaj dhe verë sipër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elon Musk

Saxon ishte i veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa babai i tij kishte veshur një bluzë të ngjashme me ngjyrë ulliri.

Foto: Backgrid

Grimes, nga ana e saj, kishte veshur një fustan të kuq elegant me prerje, një gjerdan, çizme të zeza, syze dielli dhe flokët në valëzim.

Megjithëse, Musk dhe Grimes nuk u fotografuan së bashku, një dëshmitar okular i tha Daily Mail të mërkurën se ish-partnerët ishin duke qëndruar në të njëjtin hotel luksoz.

Në vitin 2018 Grimes dhe Musk filluan të takoheshin.

Foto: Backgrid

Dy vjet më vonë, Grimes dhe Musk mirëpritën fëmijën e tyre të parë, X.

Megjithatë, çifti u nda në mars 2022, vetëm disa muaj pasi ata mirëpritën një vajzë, Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një surrogate.

Më pas u raportua se Musk kishte mirëpritur fshehurazi binjakë me një grua tjetër, Shivon Zillis, pak para se Grimes të lindte fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Foto: Backgrid

Musk, nga ana e tij, u pa në maj 2022 në një arratisje romantike në Saint Tropez me aktoren australiane, Natasha Bassett.

Themeluesi i Tesla ka një histori të ndërlikuar marrëdhëniesh. Ai ndan 10 fëmijë me tre gra të ndryshme, të cilat janë Wilson, Grimes dhe Zillis. /Telegrafi/

Foto: Backgrid