Telegrafi

Ish-oficeri i policisë pranon fajësinë në rastin e vrasjes së George Floyd

Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Thomas Lane, ka pranuar se është fajtor se ka ndihmuar dhe nxitur vrasjen e George Floyd gjatë vitit 2022.

Lane u deklarua fajtor para gjykatësit të qarkut Hennepin, Peter Cahill. Ai u dënua me tre vjet burgim në këmbim të hedhjes poshtë të akuzave për ndihmë dhe nxitje për vrasje të shkallës së dytë.

Gjyqi ndaj ish-oficerëve të policisë, Tou Thaou dhe J. Alexander Kueng do të nis në muajin qershor me akuzat për ndihmë dhe nxitje për vrasje të shkallës së dytë, raporton cnn.

Të tre u dënuan në muajin shkurt për mohimin e të drejtave civile të Floyd dhe se dështuan që ta ndihmojnë për më shumë se nëntë minuta, ndërsa kolegu i tyre Derek Chauvin i kishte vendosur gjurin në qafë.

Vrasja e Floyd nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit anembanë botës. Chauvin, një ish-oficer policie i bardhë, u dënua vitin e kaluar me 22 vjet e gjysmë burg.

Lexo po ashtu Derek Chauvin pranon fajësinë për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd

Chauvin u shpall fajtor në gjykatën federale për shkeljen e të drejtave civile të Floyd. /Telegrafi/