Telegrafi

Ish-numri 1 i botës së tenisit, Boris Becker: Nuk është e lehtë të luash në Australian Open

Ish-numri një i botës së tenisit, Boris Becker ka fituar dy herë trofeun në Australian Open, 1991 dhe 1996.

Gjermani thotë se ka disa gjëra që Grand Slamin në Melburn e bëjnë të veçantë si turne të hapur.

Lexo po ashtu Boris Becker nuk e di ku i ka humbur trofetë e Wimbledonit dhe Australian Openit

“Gjëja e parë është që nuk mund të presësh që të luash në një mot me diell pas një dimri të gjatë dhe të luash tenis në sallë”, thotë Becker.

Pastaj kujtoj anën tjetër të medaljes, ku pohoi se ky turne ka qenë gjithmonë një problem për shumë sportist shkaku i distancës. Sidomos kur bëhet fjalë për lojtarët e tenisit nga Evropa.

“Udhëtimi nuk është gjithmonë i lehtë pasi që ka më shumë se dhjetë orë fluturim në krahasim me thënë Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse shumica e lojtarëve vijnë herët për të luajtur në Brisbane, Sydney ose Hopman. Ju keni nevojë për kohë që të mësoheni me kushtet”, tha eksperti.

Kampioni i trefishtë i Wimbledon megjithatë thotë se ky është një turne i madh i organizuar mjaft mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tenisit

“Çdo gjë është shumë mirë e organizuar, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarët. Hoteli ku sportistët janë të vendosur nuk është larg kompleksit të tenisit dhe ju keni kushte vërtet të mira për të ushtruar në Melburn. Vend ideal për të gjithë lojtarët”, shtoi ai.

Ndryshe, favorit kryesor për fitimin e titullit këtë sezon është Rafael Nadal si Roger Federer. /Telegrafi/