Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka kërkuar nga trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki që të dorëheqet nga posti i trajnerit.
Ish-nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së) ka goditur ashpër trajneri e Kosovës, Albert Bunjaki.
Haxhiu përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka kërkuar nga trajneri i Kosovës që të jap dorëheqje dhe të lëshoj rrugë për dikë tjetër.
Sipas ‘Kamishit’, Bunjaki duhet t’i hap rrugë Kosovës që të ngritët më lartë në kualifikim, pasi është e papranueshme të pranosh 15 gola në pesë ndeshje. /Telegrafi/