Telegrafi

Ish-nazisti që punonte roje në kampin e përqendrimit, deportohet në Gjermani

Një ish-nazist 94-vjeçar që jeton në Amerikë për mbi 60 vjet, do të deportohet në Gjermani pas një vendimi nga një gjykatës i imigracionit në Tenesi, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Friedrich Karl Berger nga Gjermania, i cili punonte roje në një kamp përqendrimi afër Meppen, Gjermani në vitin 1945, u urdhërua më 28 shkurt të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, kryesisht Prokuroria Speciale, filluan hetimin e Bergerit në vitin 2017.

Gjykatësi i imigracionit në Memphis në gjyqin dyditor të Bergerit, ka deklaruar se të burgosurit që ruheshin nga ish-nazistët, iu nënshtruan kushteve barbare dhe u detyruan të punojnë.

Berger gjithashtu akuzohet që ruante një evakuim të detyruar në kampin kryesor, që la të vdekur 70 të burgosur.

94-vjeçari i cili u transferua në SHBA në vitin 1959, ende mbahet me një pension nga Gjermania, ndërsa së fundmi kishte jetuar në Tenesi. /Telegrafi/