Një ish modele i ka thënë Washinton Post-it, se Donald Trump ia ka ngritur fustanin duke e prekur atë pa dëshirën e saj në një mbrëmje në New York në vitin 1990.
Kristin Anderson pretendon se manjati i pronave i preku vaginën brenda të brendshmeve.
Anderson e cila tani është 46 vjeçare, tha se është ndjerë “vulgare, dhe e habitur”, transmeton KosovaPress.
Ky është pretendimi i fundit i sjellës së keqe seksuale e cila po shfaqet ditëve të fundit kundër kandidatit republikan për president të ShBA-ve.