Site icon Telegrafi

Ish-Missi shqiptar, Sherifi: Shyqyr që erdhën kohërat për ndërhyrjet kirurgjike në fytyrë

Pavarësisht se e fitoi kurorën e më të bukurës shqiptare në vitin 2005, ajo ende mbetet joshëse.

Bëhet fjalë për Suada Sherifin, e cila ka pranuar se për të mbetur seksi ka pas pak ndërhyrje në fytyrë.

Megjithatë, ajo nuk tregon në mënyrë specifike se çfarë ka bërë, por shprehet se nuk ndihet e penduar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa nuk ka ngurruar t’iu përgjigjet fansave përmes llogarisë personalen Instagram.

“Sa keq që të kapi edhe ty kjo sëmundja e pasigurisë”, ishte një ndër pyetjet e ndjekësve të zeshkanes.

“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’po rri të bëj si nëna natyrë këtu… por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë, se nuk kam pasur nevojë. Por as jam penduar për çfarë kam bërë”, tha ajo.

Ndryshe, Sherifi aktualisht është duke punuar në projekte të ndryshme të modës. /Telegrafi/

Exit mobile version