Site icon Telegrafi

Ish-missi shqiptar, Egla Harxhi sjell në jetë fëmijën nga lidhja treshe (Foto)

Modelja shqiptare ka mbajtur premtimin e dhënë muaj më parë.

Egla Harxhi dhe Alexandre de Basseville siç kishim premtuar kohë më parë kanë pagëzuar fëmijën e tyre të parë me emrin “Lucifer”.

Ka qenë vetë Ish-Miss Shqipëria 2007, Egla që ka njoftuar për ardhjen në jetë të foshnjës teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

“Mirë se erdhe në jetë princi im i vogël”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Egla

Theksojmë se marrëdhënia e bukuroshes tonë me partnerët Ale dhe Alesia ka qenë një ndër më të komentuara në median rozë shqiptare.

Ndryshe, modelen do ta shohim në disa projekte të ndryshme gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version