Telegrafi

Ish-Miss Uruguai është gjetur e vdekur në një hotel në Meksikë

Fatimih Davila (Foto: Instagram/fatimihdavila)

Ish-Missi uruguaian, Fatimih Davila, është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Meksikë – kanë njoftuar mediat e atjeshme.

Edhe pse ende nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje, shumë njerëz dyshojnë se fati i saj është i ngjashëm me fatin e shumë vajzave që u zhdukën në Meksikë viteve të fundit, transmeton KP.

Fatimih kishte shkuar në mes të prillit të këtij viti në Meksikë në kërkim të ndonjë angazhimi profesional, por ajo i humbi kontaktet me anëtarët e familjes ditë më parë.

Ndryshe, Fatimih Davila fitoi titullin e Uruguait në vitin 2006, por karriera e saj e modelimit mori fund.