Site icon Telegrafi

Ish “Miss Univers” zbuloi “luftën kineze”

Bukuroshja nga Venezuela, e shqetësuar pasi Koreja e Veriut të martën granatoi ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut publikoi po atë natë në profilin e saj në “Twitteru @aliciamachado77” një apel për paqe në botë.

“Sonte ju bëj thirrje të më bashkoheni në lutjen time për paqe në botë që këto sulmet ndërmjet Kinave të mos e përkeqësojnë situatën”.

Gabimi i saj, natyrisht, nxiti një sërë komentesh fyese, të cilët kryesisht e këshillonin bukuroshen ta mbyllte profilin e saj. “Tash në profil po më shkruajnë një grumbull psikopatësh dhe për këtë arsye më mirë është ta hapi një tjetër,” shkroi ajo dhe mbylli profilin.

Kjo nuk është hera e parë që Alicia nxit reagim negativ në opinion dhe në media. Ajo zemëroi opinionin edhe më 1996, kur menjëherë pasi ishte zgjedhur “Miss Universe” kishte shtuar 10 kilogramë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version