Site icon Telegrafi

Ish-Miss Shqipëria flet për takimin me Donald Trumpin (Foto)

Një shqiptare ishte pjesë e prezantimit të Miss Universe.

Bëhet fjalë për Miss Universe Albania 2014, Zhaneta Bylberin, e cila ka dhënë një intervistë për VIP Magazine.

Bylberi ka folur rreth eksperiencës së saj si Miss, prezantimit të edicionit të sivjetmë dhe takimit që pati me Donald Trump.

Lexo po ashtu Shikoni paraqitjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Miss Universe (Foto)

“Organizatorët e Miss Universe ishin më të mirët e sektorit dhe jam ndjerë shumë e mirëpritur edhe pse vija nga një vend i vogël si Shqipëria”, tha ajo duke shtuar se ka qenë kënaqësi ta takosh një burrë të pushtetshëm si Trumpi.

“Ishte kënaqësi të takoje një burrë të pushtetshëm por edhe kaq dashamirës dhe xhentil përpara të bukurës dhe inteligjencës, që ai më mirë se kushdo tjetër e njeh”, ka thënë ndër të tjerash Bylberi.

Ndryshe, Kosova u prezantua prej argjentinases Camilla Barazza ndërsa Lindita Idrizi ishte përfaqësueses e Shqipërisë në edicionin e sivjetmë.

Lexo po ashtu Shqiptarja kurorëzohet Miss Fotogjenia në Miss Universe (Foto)

Vlen të theksohet se Haziri ka fituar edhe titullin e Miss Fotogjenisë së kësaj ngjarje bukurie botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version