Site icon Telegrafi

Ish-Miss Kosova bëhet nënë për herë të parë, publikon fotografi me djalin (Foto)

“Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala është bërë sot (e premte) nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Hekuror Neziraj u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Bardh.

Ish-Miss Kosova, Mirjeta Shala me bashkëshortin e saj. Foto nga Instagram.

Mirjeta vendosi që për një të ardhme sa më të mir të fëmijës t’a lind atë në New York, nga ku sot e tutje tashmë ai do të gëzojë nënshtetësi amerikane.

Përndryshme, ish-missi kosovar ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi mjaft të veçanta nga dhoma e ambientit të spitalit, teksa më vonë edhe një fotografie të mrekullueshme me foshnjen në krah.

Kujtojmë që lajmi për shtatzaninë e Mirjetës ishte bërë i ditur shumë muaj më vonë, pasi publikoi një set të mrekullueshëm fotografik ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. /Telegrafi/

Exit mobile version