Site icon Telegrafi

Ish-“Miss Idaho Teen USA 2013”, Lorena Halitin gjithmonë e shohim duke buzëqeshur

Zeshkania e bukur u bë e njohur në saje të titullit të vitit 2013, “Miss Idaho Teen USA”.

Është fjala për bukuroshen shqiptare Lorena Halitin, e cila po vazhdon të bëjë karrierë në Amerikë.

Ajo shihet gjithmonë e hareshme dhe buza gaz sa herë që shfaqet me imazhe të reja në rrjetet sociale.

Kjo nuk është rastësi dhe nuk e bë për foto, pasi që bukuroshja thotë se në shumtën e rasteve mund ta shohim kështu në jetën e përditshme.

“Kush më njeh mua, kjo jam unë në 99 për qind të kohës. Gjithmonë e buzëqeshur”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lorena.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe fillon ta ndjek në rrjete sociale modelen shqiptare, Lorena Halitin

Haliti së fundi ka publikuar një numër të madh të imazheve seksi nëpër mediat sociale teksa shihet tejet e hijshme, e cila gjë i ka rënën në sy futbollistit francez, Kylian Mbappes, i cili ka filluar ta ndjek për së afërmi.

Ndryshe, Lorenën besohet se do ta shohim edhe në një numër më të madh të projekteve të modës. /Telegrafi/

Exit mobile version