Telegrafi

Ish-Miss Anglia, Jennifer Young kapet me drogë – rrezikon 20 vite burg

Ish-Miss Anglia po përballet me 20 vjet burg pasi u arrestua me dyshimin se u përpoq të kontrabandonte drogë ketaminë me vlerë mbi 280 mijë euro.

Jennifer Young mbërriti nga Amsterdami në Cancun në gusht të vitit të kaluar dhe dyshohet se kishte 13.080 kg drogë të fshehura në pako në valixhen e saj.

Në një postim në Twitter nga policia meksikane në atë kohë thuhej: “Në mbërritjet e Aeroportit Ndërkombëtar të Cancunit, Garda Kombëtare dhe personeli i aeroportit gjetën disa pako që dukej se ishin kokainë të fshehura në një shtresë të një çante që i përkiste një shtetasi të huaj”.

Foto: DET

Nëna e saj, Angela mësoi se çfarë ndodhi vetëm pak javë më parë kur vajza e saj e vetme nuk e telefonoi për t’i uruar ditëlindjen.

Angela tha për MailOnline: “Jam ende në shok. E dija që Jenny ishte në Meksikë, por mendova se po udhëtonte. Sapo mora vesh që Jenny është në burg. Ditëlindja ime është në mars dhe kudo në botë të ishte, ajo me telefononte. Por ajo nuk më telefonoi dhe për këtë fillova të shqetësohem”.

“Më pas mora një mesazh nga shoqja e saj. E pyeta se ku ishte. Pas shumë mesazheve, më në fund më tha se ishte në burg. Nuk mund ta besoja”.

Aeroporti i Cancunit ku u arrestua modelja

Ajo tha se familja e saj besonte se thjesht po udhëtonte, por tani ka zbuluar të gjithë të vërtetën.

Angela tha se Jennifer i tha asaj se kishte qenë në burg në Cancun për muaj të tërë përpara se të transferohej në një burg tjetër jashtë Mexico City.

Foto: aztecaquintanaroo.com

Ajo është akuzuar për trafik droge, por nuk është nxjerrë ende në gjyq, megjithatë mund të përballet me burgim deri në 20 vjet.

Young, e cila ka lindur në Gjermani nga një nënë britanike dhe një baba gjerman, e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar jashtë vendit si modele. /Telegrafi/

Foto: Instagram