Site icon Telegrafi

Ish-mirëmbajtësi i fanellave te City tregon se çfarë gjeti në dollapin e Balotellit kur italiani u largua nga klubi anglez

Ish-ekonomi i Manchester Cityt, Les Chapman, ka ndarë me publikun një histori mjaft interesante teksa Mario Balotelli ishte pjesë e klubit anglez.

Chapman, luajti te Huddersfield dhe Oldham gjatë karrierës si futbollist, por për 17-të vite ishte mirëmbajtës i fanellave të City.

‘Chappy’ u bë i njohur për publikun nga videot qesharake të lojtarëve, disa nga ato ishin edhe të Balotellit.

Italiani nënshkroi me Cityn në vitin 2010 nga Interi dhe menjëherë u bë shok me Chapman, ku i fundit në një intervistë për Daily Mail zbuloi disa gjëra interesante për Balon.

Martin Atkinson duke i treguar kartonin e kuq Mario Balotellit gjatë takimit në Emirates (Getty Images)

“Balotelli është një nga njerëzit më të paparashikuar në planet. Kur ai u përjashtua gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit ai gjuajti televizionin në zhveshtore me këpucët sportive. Por, ai ishte njeri pozitiv dhe jo budalla, ishte shumë bujar. Kur ai ishte në një pikë karburanti, ai i paguante të gjithëve karburantin, ose i jepte një të pastrehu disa para”.

“Ai gjithmonë pyeste vetën pse makina e tij ishte konfiskuar 27 herë… kjo pasi ai e parkonte në një zonë të ndaluar jashtë restorantit San Carlo në mes të Mançesterit dhe kjo ndodhte çdo dit”.

“Por, kur hapa dollapin e tij pasi ai u largua, të gjithë tiketat e tij ishin aty”, ka thënë Chapman.

Duket se kjo ishte një mënyrë përshëndetje e italianit drejt klubit anglez. Më pas Mario kaloi te Milani, ku tregoi paraqitje të mira. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=g6dvpL29BWk

Exit mobile version