Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk e ka gjatë këtë mandat.
Ajo në një status në Facebook ka paralajmëruar zgjedhje, pasi ka dhënë dorëheqje Albena Reshitaj.
“Qeveria po dorëhiqet, ministrat po u behshin ambasadorë, zëvendësministrat drejtorë ne ministritë përkatese, varësisht prej zanatit. Ne shtator zgjedhje”, ka shkruar Bajrami.