Telegrafi

Ish-ministri Shabani: Shuma e parave që përmendet në hetimin e Policisë Financiare nuk ka të bëjë me mua

Ish-ministri Lirim Shabani informon opinionin për pretendimet, siç i potencon ai, ende të paverifikuara.

“Paratë me të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit (sipas pretendimit të Policisë Financiare) përbëjnë shumën e honorarëve që kanë përdorur punonjës të të Vetëqeverisjes Lokale për evaluime të caktuara në Bullgari, në kuadër të një sërë projektesh të realizuara me republikën e Bullgarisë. Shumat e parave janë përdorur nga përgjegjësit e departamentit për menaxhimin e fondeve IPA gjatë zbatimit të projekteve. Të hollat janë përdorur për të mbuluar udhëtimet dhe evaluimet e tyre në Bullgari, dhe unë, në pozitën e ministrit dhe drejtuesit të institucionit, nuk kam të bëjë aspak me to. Shumat janë vërejtur nga revizorët, nga institucione kompetence që kanë mbikëqyrur zbatimin e projekteve”, shkruan Lirim Shabani, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Padi penale për ish-ministrat e Vetëqeverisjes Lokale

Sipas tij, shuma e parave që përmendet në hetimin e Policisë Financiare nuk ka të bëjë me të apo me shfrytëzimin e paargumentuar të tyre nga ana e tij gjatë funksionit si ministër, por ga punonjës dhe përgjegjës të departamentit të menaxhimit të fondeve IPA.

Ai shton këta punonjës, pas revizionit, e kanë kthyer shumën e parave në rrugë ligjore, veprim ky i cili rrëzon çdo pretendim për shpërdorim të mundshëm të buxhetit të ministrisë apo buxhetit të shtetit në përgjithësi./Telegrafi/