Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme e ka emëruar ish-ministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq si asistent të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.
Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në pozitën e ndihmësit të Marko Gjuriq do të merret me krijimin e Asociacionit të komunave serbe dhe koordinimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, transmeton Klan Kosova.