Telegrafi

Ish-ministri Nikolla Todorov kallëzohet penalisht, dëmtoi buxhetin e shtetit

Drejtoria e policisë financiare në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal ndaj Nikolla Todorovit, ish-Ministër i Shëndetësisë dhe i Arsimit e Shkencës.

Gjithashtu, të kallëzuar janë edhe Pançe Kralev, pastaj I.E, ish-këshillëtar për investime kapitale, N.H, udhëheqës i autorizuar në sektorin e Ministrisë në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akuza ka të bëjë me periudhën kur Todorov ishte Ministër i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë.

Të kallëzuarit e kanl ditur se po zhvillohen punime jo të rregullta në Shtëpinë e ARM-së në Ohër, për përshtatje dhe shfrytëzim nga ana e Universitetit për teknologji informatike, por nuk kanë ndërmarrë masa.

Me këtë rast, buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 4.761.207 denarë (rreth 78 mijë euro)./Telegrafi/