Telegrafi

Ish-ministri i kulturës i Maqedonisë, Arifikmet Xhemaili dëshmoi në PSP

Përveç kryetarit të PDSH-së, në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) sot ka dëshmuar edhe ish-ministri i kulturës nga radhët e kësaj partie, Arifikmet Xhemaili, paraardhës i ministres Elizabeta Kançeska – Milevska, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të fshehtësisë së procedurave parahetimore, PSP-ja bëri të ditur se nuk mund të publikojë detaje për personat e ftuar dhe për arsyet./Telegrafi/