Telegrafi

Ish-ministri i Kazakistanit rrah për vdekje bashkëshorten – gjykata publikon pamjet mizore

Ish-ministri i Ekonomisë së Kazakistanit, Kuandyk Bishimbayev ka rrahur për vdekje bashkëshorten, Saltanat Nukenova.

Menjëherë pas dasmës, Bishimbayev filloi të shfaqej agresiv ndaj gruas së tij. Ai e ndaloi gruan të komunikonte me të afërmit dhe miqtë me telefon, ia kontrollonte mesazhet dhe lëvizjet ndërsa ia ndaloi edhe të shkonte në punë.

Çifti u grindën në një restorant ndërsa Saltanat tha se donte të shkurorëzohej. Bishimbayev i dehur filloi ta rrihte brutalisht me duar dhe këmbë, si rezultat ajo vdiq. Ai e torturoi gruan për disa orë, shkruajnë mediat.

Në gjyq, Bishimbayev u deklarua i pafajshëm dhe avokatët kërkuan riklasifikimin e akuzave nga “vrasje e kryer me mizori të veçantë” dhe “torturë” në “shkaktim i vdekjes nga pakujdesia”.

Tragjedia e ka rikthyer çështjen e dhunës në familje në diskutimin e shoqërisë kazake. Publiku shqetësohet se ish-ministri mund t’i shpëtojë përgjegjësisë dhe çështja mund të riklasifikohet.

Ndryshe, Bishimbayev përballet me 20 vjet burgim ose burgim të përjetshëm. /Telegrafi/