Telegrafi

Ish ministri Ivo Ivanovski fitoi pozitë drejtori në Telekom Austria

Ish ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Ivo Ivanovski, vazhdon të përparojë në karrierën e tij ndërkombëtare pas tërheqjes nga Qeveria vjeshtën e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai nga 1 shtatori do të jetë drejtor i çështjeve rregullatorë ndërkombëtare dhe evropiane në Telekom Austria, në pronësi të miliarderit meksikan Carlos Slim, ka publikuar “Telecompaper”.

Përndryshe “shef” i ri i Ivanovskit, është miliarderi meksikan Carlos Slim të cilit në Maqedoni iu lejua bashkimi i operatorëve celular ONE dhe VIP.

Si rezultat i kësaj u ritën çmimet në telefoninë mobile, njoftojnë nga Agjencia për komunikime elektronike. Nga kompania po në kohën e bashkimit reagonin se nuk ka rritje të çmimeve të shitjes të tarifave celulare./Telegrafi/